⭐ Më i Kekruari
8 orë
Gjiri i Gramës, Shpella Blu & Haxhi Aliut
Dita perfekte — 8 destinacione duke përfshirë Shpellën Sekrete Blu, Gjirin e Dafinës dhe Gjirin e famshëm të Gramës. Ushqimi & pijet të përfshira.
Shpella e Haxhi Aliut · Gjiri i Gramës · Ishulli i Sazanit · Shpella Sekrete Blu
Grupe të vogla. Guidë lokale. Pagesa në vend.
Katër mënyra unike për të eksploruar Rivierën Shqiptare. Të gjitha turet nisin nga Vlora, përfshijnë pajisje sigurie dhe drejtohen nga pilot lokal me eksperiencë.
⭐ Më i Kekruari
8 orë
Dita perfekte — 8 destinacione duke përfshirë Shpellën Sekrete Blu, Gjirin e Dafinës dhe Gjirin e famshëm të Gramës. Ushqimi & pijet të përfshira.
5 orë
Ishulli sekret ushtarak i Shqipërisë takon shpellën më ikonike detare. Histori, natyrë dhe ujë i kristaltë në një tur gjysmë dite.
4 orë
Turi klasik me skaf nga Vlora. Lundro përgjatë bregdetit të ashpër të Karaburunit dhe eksploro brenda Shpellës madhështore të Haxhi Aliut.
🌅 Speciale Perëndimi
1.5 orë
Ora e artë mbi Detin Jon. Verë vendi, fruta të freskëta dhe muzikë e zgjedhur me kujdes ndërsa dielli perëndon pas shpellës.
Gadishulli i Karaburunit dhe bregu Jonian përmbajnë disa nga peisazhet më të paprekura të Mesdheut — shpella të fshehura, gjire të lashta dhe ujëra aq të qarta sa mund të shihni fundin në 15 metra thellësi.
Një shpellë detare madhështore e gdhendur nga valët gjatë shekujve. Hyrja gjigante e shpellës fsheh një botë me ngjyrë blu të mahnitshme. E mbushur me legjenda vendase, ajo është qendra e pothuajse çdo turi me varkë në Vlorë.
Mëso Më Shumë →
Një nga vendet më të jashtëzakonshme të Shqipërisë. Mbishkrime të lashta greke dhe romake të gdhendura në muret shkëmbore dëshmojnë për një gji që ka strehuar lundërtarë prej mbi 2,000 vjetësh. Uji është i kristaltë.
Mëso Më Shumë →
Ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, ishte bazë ushtarake top-sekrete gjatë Luftës së Ftohtë. Sot bunkeret e braktisura, plazhet e virgjëra dhe bregdeti dramatik e bëjnë atë një nga destinacionet më unike të tureve me skaf në Europë.
Mëso Më Shumë →
E fshehur në Gjirin e Llovizit në bregdetin e Karaburunit, kjo shpellë detare e meriton emrin e saj. Drita e diellit thyhet nëpër hapjen nënujore dhe mbush shpellën me një shkëlqim elektrik-blu të mahnitshëm. E arritshme vetëm me skaf.
Mëso Më Shumë →
Një gur i çmuar i fshehur i rrethuar nga bimësi e gjelbër që zbret deri në det. Pa akses rrugor, Gjiri i Dafinës mbetet i virgjër dhe i qetë — vendi i përsosur për të hedhur spirancën, për not dhe zhytje.
Mëso Më Shumë →
Një kalim i ngushtë detar i fshehur në Gadishullin e Karaburunit, i padukshëm nga deti i hapur. Vetëm varka të ngushta mund të lundrojnë nëpër të — varka të mëdha dhe anije nuk mund të hyjnë.
Mëso Më Shumë →Jemi Maris Vlora — një ekip i vogël dhe i pasionuar vendas që u rrit në këtë bregdet dhe njeh çdo shpellë, gji dhe vend të fshehur. Filluam turet me skaf në 2022 sepse besonin se vizitorët meritonin të shihnin Vlorën e vërtetë: versionin e egër, jo atë nga ekrani i telefonit.
Çdo tur drejtohet nga një pilot i certifikuar dhe me përvojë që flet anglisht, italisht dhe shqip. Skafet tona janë të shpejta dhe moderne, të mirëmbajtura, me të gjitha certifikimet e nevojshme të sigurisë dhe sigurim të përgjegjësisë civile.
Të gjitha turet nisin nga Vlora dhe ndjekin rrugë të përcaktuara përgjatë Gadishullit të Karaburunit, duke përfshirë Gjirin e Gramës, Shpellën Blu, Ishullin e Sazanit dhe Shpellën e Haxhi Aliut.
Të gjitha turet nisin nga Rruga Shaban Demiraj, Vlorë — zyra jonë në shëtitoren e Vlorës. Shiko në Google Maps.
Gjiri i Gramës, Shpella Blu, Shpella e Haxhi Aliut, Ishulli i Sazanit, Gjiri i Dafinës dhe plazhe të fshehura të Karaburunit.
Opsionet variojnë nga ture të shkurtra me skaf nga ai i perëndimit të diellit, ture gjysmë ditore dhe ture gjithë ditën.
Çifte, familje dhe grupe të vogla që kërkojnë akses të shpejtë në shpella, gjire dhe plazhe të largëta.
Proces i thjeshtë rezervimi me pagesë në vend dhe konfirmim të menjëhershëm.
Gjithçka që duhet të dini para se të rezervoni turin tuaj me skaf në Vlorë.
Të gjitha turet nisin nga Vlora, tek moli përballë hotel Bolonjës, i vendosur në fillim të shëtitores. Pika e takimit është në zyrën tonë, ku ekipi ynë do t'ju mirëpresë dhe do t'ju shoqërojë drejt skafit. Zona është lehtësisht e arritshme në këmbe ose me makinë dhe afër nga shumë hotele dhe akomodime nërgjatë shëtitores.
Nuk kërkohet asnjë pagesë paraprake. Të gjitha turet funksionojnë me pagesë në vend — rezervoni vendin tuaj online falas dhe paguani me para në dorë ose me kartë (EUR, USD ose Lekë Shqiptare) në ditën e turit, në pikën e takimit.
Të gjitha turet përfshijnë: skaf modern të licencuar, pilot profesionist lokal, jelekë shpëtimi dhe pajisje sigurie, si dhe të gjitha shpenzimet e karburantit dhe tarifat portuale. Turi gjithë ditën i Gjirit të Gramës përfshin gjithashtu ushqim dhe pije. Turi i Perëndimit të Diellit përfshin një gotë verë dhe fruta të freskëta sezonale.
Rreth 8 orë. Do të vizitoni 8 destinacione: Shpellën e Haxhi Aliut, Gjirin e Dafinës, Gjirin e Bristanit, Shpellën Sekrete Blu në Gjirin e Llovizit, Gjirin e Gramës, Kanionin e Skafistave, Shpellën e kishës dhe Gjirin e Anglezit.
Po, të gjitha turet janë miqësore për familjet. Jelekët e shpëtimit u jepen të gjithë udhëtarëve, përfshirë fëmijët. Jo-notarët janë të mirëpritur — noti është opsional në çdo ndalesë. Fëmijët 2–11 vjeç përfitojnë çmim të reduktuar, dhe fëmijët nën 2 vjeç mund të vijnë pa pagesë kur kushtet e detit e lejojnë.
Siguria juaj është prioriteti ynë absolut. Nëse kushtet e detit janë të pasigurta — erëra të forta, dallgë të mëdha ose stuhi — do t'ju kontaktojmë paraprakisht për të anuluar ose riplanifikuar turin pa asnjë kosto. Të gjitha turet varen nga moti dhe kapiteni merr vendimin përfundimtar për vazhdimësinë e turit.
Gjithçka që ju nevojitet për të planifikuar turin e përsosur me skaf në Vlorë — lista e gjërave, stinët më të mira dhe krahasime të sinqerta.
Një pasqyrë e qartë e çdo turi me skaf nga Vlora — kohëzgjatjet, çmimet, çfarë përfshihet dhe cili është i duhuri për udhëtimin tuaj.
Lexo Më Shumë →Krem dielli, sandale, cash apo kartë? Lista e plotë e gjërave për të mbërritur të përgatitur dhe për të kaluar ditën duke shijuar detin.
Lexo Më Shumë →Qershor apo Shtator? Moti përgjat muajve, turmave dhe kushteve të detit për t'ju ndihmuar të zgjidhni periudhën e përsosur të udhëtimit.
Lexo Më Shumë →